Legjislativ, ligji për falje në shqyrtim publik
Ekspertë, organizata joqeveritare dhe politikan....

Ekspertë, organizata joqeveritare dhe politikan po përpilojnë ligjin e ri me të cilin të burgosurit do të falen. Fshirje e abolimit dhe falje vetëm pas aktvendimit të plotfuqishëm ligjor janë disa nga zgjidhjet ligjore që po shqyrtohen.
Ka propozim që kryetari i shtetit për festën e “Ilindenit” dhe vitit të ri të falë, por vetëm me lutje personale apo nga ndonjë i afërt. Do të shqyrtohet edhe çështja nëse kryetari i shtetit do të duhet të falë edhe sipas detyrës zyrtare.
“Një pjesë e personave deklarojnë se nuk duan të amnistohen dhe me qëllim të mos përsëritet kjo situatë, vendosëm që falja të jetë vetëm me lutje të personit të dënuar.”, - deklaroi këshilltari në Kabinetin e presidentit, Aleksandar Spasov.
Sipas profesoreshës universitare, Renata Deskoska, zgjidhja e propozuar për ligjin në fjalë nuk e kalon testin për kontrollë kundër korrupsionit.
“Në Ministrinë e drejtësisë është shënuar afat prej 30 ditëve që të përpilohet raport, por askund nuk keni afat në të cilin ky raport duhet të dorëzohet tek kryetari i shtetit. Mund t’ju ndodhë që do të punohet raporti, por kryetari asnjëherë të mos ketë mundësinë të vendosë. Kjo është një pikë korruptive pasi që këtu, Ministria e Drejtësisë krijon një filtër se çka do të arrijë deri te kryetari i shtetit për falje dhe çka jo.”, - theksoi profesoresha universitare, Renata Deskoska.
Ish-deputeti Malisha Stankoviq kërkon që të rriten dënimet për institucionet të cilat nuk do veprojnë në kohë, sa i përket procedurës së faljes. Vlerëson se ligji duhet të ketë edhe kritere në bazë të së cilit do të bëhen faljet.
“Qëllimi i sjelljes së këtyre dispozitave për kundërvajtje është që të detyrohen kompetentët dhe vetë institucionet të jenë më efektive në punën e tyre dhe të reagojnë. Dispozitat që parashohin 50-300 euro janë të vogla.”, - u shpreh ish-deputeti, Malisha Stankoviq.
Opinioni profesional është i mendimit se ligji aktual duhet të pësojë ndryshime, pasi që është i vjetër 30 vjet dhe ka shumë zbrazëtira. Teksti i ri ligjorë duhet të garantojë procedurë transparente dhe siguri juridike. (Florije Kamberi, TVM2)
