Mjekët amë presin ndryshime ligjore për koncesionin
Procedura e gjatë me shumë shpenzime financiare...

Procedura e gjatë me shumë shpenzime financiare edhe më tej vazhdon të jetë problem për mjekët e rinj të cilët dëshirojnë të hapin ordinancat e tyre. Edhe përskaj asaj që në fund të vitit të kaluar në bashkëpunim më ministrin e Shëndetësisë kërkesat e tyre u vendosën në listë, akoma nuk janë shtuar para deputetëve propozim-ndryshimet në Ligjin për koncesionarët.
“Mjeku i ri punon te mjeku më i vjetër, pasi mjeku i vjetër shkon në pension. Koncesioni pas dy tre muajsh mund të shtrohet apo paraqitet, pasi të heqë dorë mjeku. Ndërkohë që është ende në funksion ajo hapësirë dhe kur gjithçka të këtë përfunduar, jepet njoftim që hapësira mund të shfrytëzohet nga dikush tjetër, pra ta marrë ndonjë mjek tjetër i ri, pra atëherë hapësirën mund ta aktivizojë kur të përfundojë afati i mjekut që shkon në pension.”, - deklaroi mjekja amë, Danile Gjorgievska.
Mjekët amë: Sistemi elektronik i FSSh-së vështirëson punën
Edhe pas hapjes së ordinancës personale, problemet nuk përfundojnë. Për momentin, sistemi elektronik i Fondit Shëndetësor me orë të tëra nuk funksionon. Mjekët amë nuk mund t’i kryejnë aktivitetet e momentit.
“Problemi me pushimet mjekësore afatgjate për të cilat duhet të përgatitet vendimi nga vetë Komisioni i mjekëve të Fondit, procedurat vonohen, pastaj kthehen pas dy tre ditëve. Ne, mjekët amë presim ditën që do të funksionojë sistemi që të mund ta përgatisim vendimin, pra ta hapim pushimin. Afatet e pushimeve mjekësore kalojnë, pastaj kthehen pas, e gjithë kjo e komplikon punën tonë.”, - theksoi mjekja amë, Danile Gjorgievska.
FShM: Bëhet modernizimi i sistemit
Nga Fondi për Sigurim Shëndetësor thonë se gjatë kësaj periudhe bëhet modernizimi i infrastrukturës së serverëve dhe për këtë arsye paraqiten vështirësi të caktuara gjatë punës.
Me qëllim qasjen më te lehtë deri tek shërbimet që ofrohen,Fondi siguron ndihmë për mjekët amë, barnatoret, institucionet publike shëndetësore dhe personat që janë të siguruar në Fondin për sigurim shëndetësor. (Farije Dauti – Bakiju, TVM2)
