Enkelejd Alibeaj tërhiqet nga kreu i PD-së, pas disfatës në zgjedhje
Tërheqja e Enkelejd Alibeajt nga kreu i komanduar i PD-së....

Tërheqja e Enkelejd Alibeajt nga kreu i komanduar i PD-së pas disfatës së thellë të 14 majit, i ka çuditur kolegët e tyre demokratë.
Ata që Sali Berishën e mbështesin kryetar të PD-së, i qëndrojnë linjës së Alibeaj u largua nga një post që nuk e pati kurrë.
Të ndarë janë edhe kur i duhet të mendojnë për kryetarin e ri. Përkrahësit e Alibeajt emergjencë shohin bashkimin e demokratëve nga të dyja kampet, si e vetmja rrugë për të shkuar drejt një lidershipi të ri, pa Sali Berishën e Lulzim Bashën.
Nga ana tjetër, mbështetësit e Berishës nuk shohin arsye që ai të japë dorëheqjen. Si Berisha, edhe mbështetësit e tij deputetë, përgjegjësinë e humbjes në garën e 14 majit, ia atribuojnë kryeministrit, Rama.
Koalicioni Berisha-Meta arriti të marrë vetëm 7 bashki, duke pësuar humbjen më të thellë të forcave opozitare në zgjedhjet për pushtetin lokal në 33 vite pluralizëm. (Luljeta Ndoka, TVM2)
