SHBA nuk lufton Islamin, por terroristët
Shtetet e Bashkuara nuk janë “në luftë” me Islamin, por me njerëz që e shtrembërojnë atë, ndërsa asnjë fe nuk është përgjegjëse për terrorizmin dhe dhunën, por vetë njerëzit, ka theksuar presidenti amerikan, Barak Obama, në samitin treditor, ku në Shtëpinë e Bardhë po diskutohet çështja e ekstremizimit...

Obama shtoi se udhëheqësit fetarë të grupit “Shteti Islamik” nuk janë “udhëheqës fetar”, por janë “terroristë”.
“Shtetin Islamik” Obama e ka përshkruar si një kërcënim për të gjithë botën, duke nënvizuar se dhuna ndaj të pafajshmëve nuk e mbron Islamin dhe myslimanët, ajo dëmton Islamin dhe myslimanët.
Presidenti Obama, në praninë e dhjetëra udhëheqësve nga e gjithë bota ka bërë thirrje tek komuniteti mysliman në Amerikë që të bëjnë më shumë për ta kundërshtuar atë që Obama e ka quajtur “ekstremizëm të dhunshëm”. (Leunora Kaliqi, TVM2)
