Maqedoni
Kovaçevski, takim me liderët e koalicionit qeveritar
19.05.2023 10:32
Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të ketë takim të rregullt me liderët e koalicionit qeveritar...

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të ketë takim të rregullt me liderët e koalicionit qeveritar, ku do t’i informojë për vizitën në SHBA, mbështetjen e shprehur për vendin dhe reformat për vazhdimin e rrugës evropiane.
Në prag të takimit, Bordi Qendror i LSDM-së mbrëmë u bëri thirrje të gjithë aktorëve politik dhe social që të bashkohen rreth së ardhmes evropiane dhe të vazhdojnë rrugën evropiane.
“Partnerët tanë strategjikë, SHBA, e kuptojnë se sa e rëndësishme është në një kontekst kombëtar, rajonal dhe global që Maqedonia e Veriut të vazhdojë me integrimin evropian që tashmë e ka filluar. Në takimet, Blinken dhe Escobar pa mëdyshje konfirmuan se integrimi evropian i vendit është një proces i pakthyeshëm. Për këtë arsye ata shprehën shqetësimin për bllokimin e opozitës. Nëse nuk vazhdojmë rrugën europiane, nëse nuk hedhim hapat e mëtejshëm, integrimi europian do të ndalet dhe do të gjendemi sërish në një gjendje stagnimi si ai që kishim për 10 vjet deri në vitin 2016. Është shumë e rrezikshme për vendin tonë”, u shpreh kryeministri Dimitar Kovaçevski.
