Futboll

Liga Europa: Sevilja dhe Roma përballen në finale

19.05.2023 10:41

Skuadra e Seviljës dhe Roma me 31 maj do të përballen në Budapest në finalen e madhe të Ligës së Evropës...

Skuadra e Seviljës dhe Roma me 31 maj do të përballen në Budapest në finalen e madhe të Ligës së Evropës, pasi”romakët” në ndeshjen e kthimit me Bayer Leverkuzenin luajtën pa gola. Roma në ndeshjen e parë kishte triumfuar me 1:0. Kjo është finalja e dytë evropiane radhazi për Romën.
 
Në edicionin e kaluar klubi italian kishte fituar kom peticionin e Ligës së Konferencës.  Trajneri Mourinho, ka gjasa që me Romën të fitojë trofeun e dytë evropian, pas atij të fituar vitin e kaluar në garat e Ligës së Konferencës.
 
Skuadra Andaluziane në ndeshjen e kthimit pas kohës shtesë në terren vendas me 2:1 e mundi Juventusin. Kështu Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Evropës, turneut ku është rekordmene absolute me 6 trofe të fituar.
 
Për dallim nga “romakët”, futbollistët e Seviljës kanë mundësi të fitojnë trofeun e pestë, të cilin e kishin fituar tre vite me radhë (2014. - 2016.), si dhe në vitin 2020.
 
Sevilja më parë dy herë kishte fituar Kupën e UEFA-së (2006 dhe 2007.), që ishte paraardhëse e Ligës së Evropës.