Botërori i Katarit do të luhet në dimër?

19.02.2015 15:59

Termini për zhvillimin e Kampionatit Botëror në Katar vitin 2022, sipas gjitha gjasave do të zhvendoset për në stinën dimërore...

Sipas informatave që vijnë nga ueb faqja “Sports Ilustrated”, e cila shpesh here ka informata të sakta, FIFA rekomandon që ndeshjet e këtij Botërori të luhen në muajin nëntor dhe dhjetor.

Vendimin përfundimtar do ta sjell Komiteti Ekzekutiv pranë FIFA-s, në mbledhjen që është e caktuar për muajin e ardhshëm në Cyrih të Zvicrës.

Propozimi që Kampionati Botëror vitin 2022 të organizohet në dimër, u paraqit menjëherë pasi FIFA ia besoi organizimin Katarit, ndërsa shkaku për këtë janë temperaturat shumë të larta në Lindje e Afërt në periudhën e verës, kur mbahet zakonisht ky manifestim.

Këtë ide, pos të tjerëve, thuhet se e përkrahin edhe kryetari i FIFA-s, Sep Blatter, si dhe ai i UEFA-s, Michael Platini. (Mustafa Ademi, TVM2)