Futboll

Shaqiri më i paguari në MLS

19.05.2023 11:01

Sezoni i ri i MLS do të nisë të dielën...

Si zakonisht, liga e yjeve dhe vijave, kampionati amerikan, përmes kanaleve të saj zyrtare, ka shpallur renditjen e 25 lojtarëve më të paguar në të gjithë kampionatin.
 
Në vend të parë gjejmë ish-yllin e Interi, Liverpool dhe Bayern Munich XherdanShaqiri, tashmë me Chicago Fire, me një pagë të garantuar prej 8 milionë e 153 mijë dollarë (rreth 7.5 milionë euro).
 
Pas tij vjen ish-kapiteni i Napoli-t, Lorenzo Insigne, i cili qëndron në vendin e dytë me 7.5 milionë dollarë (pak nën 7 milionë euro) të garantuara nga Toronto FC.
 
Në vendin e tretë pozicionohet ish-ylli i Real dhe United Javier ‘Chicarito’ Hernandez i Los Angeles Galaxy me 7.4 milionë dollarë (6.7 milionë euro).