Sportet E Tjera
Meçi Joshua - Wilder në Arabi Saudite në dhjetor
19.05.2023 11:14
Një meç mes dy yjeve të boksit dhe dy ish-kampionëve Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit...

Një meç mes dy yjeve të boksit dhe dy ish-kampionëve Anthony Joshuas dhe Deontay Wilderit është gati i dakorduar, raporton “Daily Mail”.
Promotori i Joshuas, Eddie Hearn, ka konfirmua se lufta do të mbahet, e Arabia Saudite do të jetë destinacion.
Hearn ka thënë se meçi pritet të mbahet në dhjetor dhe se pret një ofertë formale për boksierin e tij në javën në vijim.
Kjo vjen vetëm një muaj pasi që Joshua vetë tha se do të përballet me Wilderin në dhjetor.
Në një video të postuar në rrjete sociale, Joshua u pyet nëse do të përballet me Ëilderin në fund të vitit 2023.
“Kjo po ndodh, e dini se çfarë po ndodh”, tha Joshua.
