Futboll

Sevilja shkon në finale e Ligës së Europës

19.05.2023 11:47

Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Europës...

Sevilja kthehet përsëri në finale e Ligës së Europës, turneut ku është rekordmene absolute me 6 trofe të fituar. Spanjollët kanë eliminuar Juventusin me përmbysje pas kohëve shtesë.
 
Juventusi ishte ai i cili shënoi i pari me Vlahoviç në pjesën e dytë, me serbin i cili tundi rrjetën pak sekonda pasi kishte hyrë në fushë.Por pak minuta më vonë, ish-mesfushori i Milanit, Suso, lëshoi një predhë të pakapshme për Sheznjin, duke bërë që shifrat të barazoheshin.
 
 
Asgjë nuk ndryshoi deri në fund të sfidës dhe skuadrat iu drejtuan shtesave.Aty, një tjetër ish i Serisë A, Erik Lamela, realizoi me kokë golin e avantazhit për Seviljen, e cila më pas i rezistoi sulmeve të italianëve, për të marrë fitoren 2-1 dhe kualifikimin në finale ku do të tentojë trofeun numër 7.