Futboll
Fiorentina - West Ham në finalen e Conference
19.05.2023 11:58
Pas humbjes 1-2 në ndeshjen e parë, feston Fiorentina, e cila përmbysi gjithçka në shtesë në St. Jakob Park...

Pas humbjes 1-2 në ndeshjen e parë, feston Fiorentina, e cila përmbysi gjithçka në shtesë në St. Jakob Park(ndeshja e kthimit) duke arritur një fitore 3-1 dhe duke siguruar finale e Conference League kundër West Ham, që do të luhet më 7 qershor në Pragë.
Violët kaluan të parët në avantazh me González 35’, por u barazuan nga Amdouni (55'). Goli i barazimit nuk e shuan shtysën toskane dhe Nico shënoi golin e 2-1 në minutën e 72-të, që solli kalimin në kohën shtesë.
Gjithçka ndodh këtu, me maksi-ndërprerjen për shkak të sëmundjes për një tifoz dhe golin e Barak në minutën e 129-të, që bën të brohorasin italianët, 1-3.
Në sfidën tjetër gjysmëfinale, anglezët e WestHam mundën 1-0 Az Alkmaar në Holandë falë golit të Fornals në minutën e 94-ët, duke e bërë më të lehtë kualifikimin për në finale.
Kujtojmë që skuadra angleze fitoi dhe në ndeshjen e parë me rezultatin 2-1.
