Futboll
Roma kualifikohet për në finale!
19.05.2023 12:11
Mbrëmje magjike për Romën e Zhoze Murinjos.

Italianët arritën të siguronin finalen e madhe të Budapestit. Kryeqytetasit barazuan pa gola ndaj Bajern Leverkusen në duelin e kthimit, dhe falë triumfit 1-0 në shtëpi, arritën të kualifikohesh në finale.
Skuadra e Murinjos, u mbrojt mjaft mirë, duke mos i kushtuar fare rënësi sulmit, teksa nuk regjistroi asnjë gjuajtje në kuadrat gjatë gjithë ndeshjes, ndërkohë që vendasit shënjestruan 6 herë portën e RuiPatrisios, por pa sukses.
