Maqedoni
Kuvend, vijon debati për ndryshimet ligjore për korridoret
19.05.2023 11:34
Vazhdon sot në Kuvend debati për ndryshimet e propozuara ligjore në lidhje me projektin...

Vazhdon sot në Kuvend debati për ndryshimet e propozuara ligjore në lidhje me projektin për ndërtimin e katër autostradave në korridoret 8 dhe 10D.
Debati për propozim-amandamentet dhe plotësimet në Ligjin për Urbanistikë duhet të vazhdojë në seancë plenare, ndërsa në Komisionin për Çështje Evropiane do të debatohet për ndryshimet në Ligjin për Shpronësim.
Debati i djeshëm në Kuvend u dominua nga kritikat e opozitës, për mostransparencë për shkak të marrëveshjes së pabotuar me kontraktorin, konsorciumin amerikano-turk Bechtel dhe Enka”, për keqpërdorim të flamurit europian për procedurën e miratimit të ligjeve sepse nuk janë pjesë e proceseve reformuese, për vlerën e projektit që pretendohet se do të kalojë dy miliardë euro.
