Maqedoni

Senati amerikan për ndryshimet kushtetuese, politiksht të vështira, ne mbështesim RMV-në

19.05.2023 11:52

SHBA-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese...

SHBA-ja e mbështet Maqedoninë e Veriut për ndryshimet e nevojshme kushtetuese, të cilat ndoshta duken të vogla, por politikisht janë shumë të vështira, deklaroi dje Derek Shole, këshilltar i Departamentit të Shtetit në seancën dëgjimore për Ballkanin Perendimor.
 
Për mbështetjen e SHBA-së për integrimin e rajonit në BE foli edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar. Ai tha se Maqedonia e Veriut është vend që ka bërë gjithçka që nevojitet për të kaluar në hapin  e ardhshëm dhe shtoi se sipas tij e meriton hapin e ardhshëm.
 
“Ata duhet të marrin disa vendime të vështira të ndryshimeve kushtetuese, të cilat kërkohen që të bëhen prej tyre. Ata janë të gatshëm t’i bëjnë ato ndryshime, por politika është vështirë. Dhe ajo që duhet ta dëgjojnë nga të gjithë ne është mbështetja jonë që t’i bëjnë këto ndryshime, që do të dukeshin të vogla, por politikisht janë mjaft të vështira, e kjo do të ndihmojë që të zhbllokohet faza e ardhshme e procesit të tyre për aderim në BE”, u përgjigj Shole.
 
E mbështesim fuqishëm integrimin e mëtutjeshëm të plotë evropian të Maqeodnisë së Veriut dhe Shqipërisë. Për mbështetjen e SHBA-së për integrimin e rajonit në BE foli edhe zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
 
Ai tha se Maqedonia e Veriut është vend që ka bërë gjithçka që nevojitet për të kaluar në hapin  e ardhshëm dhe shtoi se sipas tij e meriton hapin e ardhshëm. “Dhe mendoj se të gjthë, edhe në kuadër të Bashkimit Evropian edhe në strukturat politike të Maqedonisë së Veriut, duhet të bëjnë gjithçka që është e mundur që kjo të ketë sukses”, shtoi ai.Eskobar tha se nuk kërkohet nga opozita që të mbështetet kryeministri, por rruga euroatlantike e Maqedonisë së Veriut.