Reali afër çerekfinales, Baseli i shqiptarëve vetëm barazim
Reali i Madridit i është afruar ndjeshëm kualifikimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, pas fitores 2-0 ndaj Schalkes në Gjermani...

Për skuadrën e Ancelotti-t zgjidhja e ndeshjes erdhi nga Cristiano Ronaldo, i cili jo vetëm që shënoi golin e parë të takimit që është i 58-ti në 58 ndeshje me Realin në veprimtarinë më prestigjioze.
Në pjesën e dytë gjermanët e Di Matteo-s reaguan disi dhe i`u afruan portës së Casillasit, i cili ndihmua për një moment nga traversa, pas gjuajtjes së shkëlqyeshme të rezervistit vendas Platte. Më pas, ishte Marcelo ai që vulosi gjithçka, duke shënuar një supergol në minutën e 79-të, për fitore të sigurt të kampionëve të Europës me 2-0. Për Realin, ishte ky triumfi i dhjetë I njëpasnjëshëm në Ligën e Kampionëve, me çka mbretërit, barazuan rekordin e Bajernit të Mynihut nga viti 2013.
Në barazim 1-1 është mbyllur ndeshja tjetër mes Baseli-t të shqiptarëve dhe Porto-s. Skuadra zvicërane e Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, ka arritur të kalojë e para në avantazh në minutën e 11-të me anë të Gonzalesit, por në pjesën e dytë, pësoi një gol me një 11-metërsh nga Danilo, duke shtyrë për në ndeshjen e kthimit çështjen e kualifikimit.
Takimet kthyese Real Madrid – Shalke dhe Porto Bazel, në program janë më 10 mars.
