Sonte ndeshjet e para eliminatore ne Europa League
Faza e 1/16 te Uefa Europa League, e cila do te transmetohet drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht ne TVM2 pritet te jete nje spektakël i vërtete dhe me kualitet te larte...

Plot 7 skuadra kane fituar me pare trofeun prestigjioz. Ne radhët e këtyre ekipeve janë sulmues shume cilësor si Demba Ba i Beshiktash , Sorriano i Salcburg, Horo i Jong Bojs dhe Hari Kein i Totenhem.
Kompeticioni behet me i bukur po te shikosh se edhe 7 skuadra vine si kampione ne fuqi ne vendet e tyre. Kampionet ne fuqi te Seviljes sfidojnë Borusia Monchengladbah me dy skuadrat qe kane triumfuar plot pese here ne kete turne.
Një sfide jo e lehte për andaluzianwt po te shikosh se gjermanet nuk kane humbur ne 8 ndeshjet e fundit. Napoli i Rafa Benitez përballet me turqit e Trabzonspor. Ne rast te nje triumfi ne fund tekniku spanjoll mund te behet i dyti pas Giovanni Trapatoni qe fiton kupën Uefa dhe Europa League per here te trete.
Celtic dhe Inter, sfidojnë njeri tjetrin per here te katërt ne histori, ndërsa statistikat nuk janë ne favor te skocezeve. Selltik nuk fiton prej 7 takimesh ndaj skuadrave italiane duke humbur katër te fundit.
Sfida ku emocionet priten te jene te shumta janë dueli i Anfield-Rod, Liverpul-Beshiktash ndërsa ne Londër ne Uajt Hart, Totenhem përballet me Fiorentinen. Ne vëmendje janë edhe Roma-Fejenord, Eindhoven – zenit, Anderleht i Besnik Hasit kundër Dinamo Moske. Vijareal Salcburg dhe Wolsfburg –Sportin.
