Roma, me dedikim special për Kumbullën
19.05.2023 14:20
Një vit pas triumfit në ConferenceLeague, Roma siguron një tjetër finale, këtë herë të EuropaLeague...

Një vit pas triumfit në ConferenceLeague, Roma siguron një tjetër finale, këtë herë të EuropaLeague, ku do të diskutojë trofeun me Sevillan në Budapest.Në fund të ndeshjes, festa shpërtheu në dhomën e zhveshjes së skuadrës së kryeqytetit italian, por lojtarëve të Mou nuk u shpëtoi një dedikim...
Dedikimi që u pa në dhomat e zhveshjes së Romës në fund të ndeshjes ndaj BayerLeverkusen ka të bëjë me Marash Kumbullën. Mbrojtësi kuqezi nuk ka mundur të largohet drejt Gjermanisë për ndeshjen e dytë për shkak të dëmtimit të rëndë të pësuar dhe bashkëlojtarët nuk e kanë harruar duke treguar fanellën e tij gjatë festimeve.
