MirtoUzunit i trefishohet rroga

19.05.2023 14:28

Surpriza e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë spanjolle, shqiptari MirtoUzuni ku ka arritur që të shënojë 22 gola....

Surpriza e këtij sezoni në Kategorinë e Dytë spanjolle, shqiptari MirtoUzuni ku ka arritur që të shënojë 22 gola dhe të mbajë ekipin e tij në vendin e parë në renditje, ka arritur një marrëveshje me drejtuesit e klubit për çdo skenar të mundshëm.Sipas asaj që shkruajnë mediat pranë Granadës, Uzuni ka rënë dakord për të trefishuar pagën që merr aktualisht, e cila shkon mbi gjysmë milioni euro.
Çdo gjë do të varet nga verdiktet që do të vendosen në fundin e kampionatit, ku do të kushtëzoheshin shumë gjëra.
 
Nëse ngjitja e Granadës nuk do të realizohej, futbollisti ka premtimin e klubit për të lehtësuar largimin e tij nëse vjen një ofertë mbi 10 milionë euro. Nëse ngjitja në “Primera Divizion” arrihet atëherë situata financiare do të ndryshojë dhe realiteti do të ishte shumë ndryshe dhe paga e  lojtarit do të trefishohet dhe më pas do të shqyrtohen edhe ofertat e mundshme që do të vijnë në drejtim të sulmuesit. Uzuni është golashënuesi më i mirë në ligë dhe ka zhvilluar një sezon fantastik dhe siç është raportuar, skuadra e Seviljës e ka si prioritet në listën e saj të afrimeve në merakton e verës dhe nëse shqiptari bën gati valixhet, destinacioni i tij i mundshëm duket se do të jetë “SançezPizhuan”.