Xhaka te BayerLeverkuseni?

19.05.2023 14:31

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se është gjithnjë e më afër klubit gjerman, BayerLeverkusen...

Mesfushori kosovar i Arsenalit, Granit Xhaka raportohet se është gjithnjë e më afër klubit gjerman, BayerLeverkusen. Reprezentuesi i Zvicrës duket se sërish do të rikthehet në elitën e futbollit gjerman, por këtë herë jo të BorussiaMonchegladach, por tek Leverkuseni. Menaxheri i Arsenalit, MikelArteta nuk e ka mohuar e as pohuar mundësinë që Xhaka t’i bashkohet Leverkusenit. Sipas Artetës, kosovari është figurë e respektuar tek ‘Topçinjtë’.
 
“Ai është jashtëzakonisht një figurë e respektuar në klub. Ai ka një histori të shkëlqyer këtu. Çdo gjë që ndodhë ne do ta diskutojmë”, ka thënë Arteta.