Rashica është në shitje
19.05.2023 14:32
Milot Rashica po kalon një moment të mirë në Turqi me Galatasarain, por huazimi i tij do të përfundojë në fund të sezonit...

Milot Rashica po kalon një moment të mirë në Turqi me Galatasarain, por huazimi i tij do të përfundojë në fund të sezonit. Kështu, sulmuesi shqiptar duhet që të rikthehet në Angli te Noruiç, që ka edhe kartonin e tij. Klubi anglez duket se nuk ka në plan të mbajë Rashicën në Championship duke qenë se ka kosto dhe duke marrë parasysh se sezonin tjetër kontrata e tij përfundon, është vendosur që Rashica të shitet. Vetë trajneri i Noruiç, DavidVagner u shpreh se do të presin oferta për futbollistin shqiptar.
“Ne jemi të hapur që ta shesim nëse na vjen një ofertë e mirë për futbollistin. Na pëlqen të investojmë.”, u shpreh Vagner.
