Maqedoni
Aggeler: Partitë të veprojnë për integrimin e vendit në BE
19.05.2023 14:38
Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, shpreson se partitë politike në vend do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për integrimin e vendit në BE...

Ambasadorja amerikane, Angela Aggeler, shpreson se partitë politike në vend do të ndërmarrin veprimet e nevojshme për integrimin e vendit në BE. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese, të cilat janë thelbësore për procesin, Aggeler thekson se ose jeni përkrahës ose kundër procesit.
“Ka njerëz jashtë këtij vendi dhe në këtë vend, të cilët dëshirojnë të dëmtojnë procesin e ecjes përpara dhe ka gjithashtu një kornizë kohore me Bashkimin Evropian, si dhe konferencën e radhës ndërqeveritare, e cila është e rëndësishme dhe ajo vjen në nëntor, kështu e dhe kjo është pjesë e bisedës. Ka edhe nga ata që thonë se nuk i mbështesin ndryshimet kushtetuese, nëse nuk bëhen zgjedhje të parakohshme dhe pastaj do t'i mbështesin. Unë mendoj se ose je mbështetës që të bëhet ajo që është e nevojshme për të ecur drejt BE-së ose jeni kundër. Shpresoj se ata, pa marrë parasysh partinë, që kujdesen për të ardhmen e këtij vendi, do të marrin vendime për të ecur përpara,". - deklaroi ambasadorja e ShBA-ve, Angela Price Aggeler.
Por, VMRO-DPMNE tani për tani mbetet kundër ndryshimeve kushtetuese, pasi sipas partisë opozitare, kjo përbërje parlamentare nuk ka mandate për ndryshimet kushtetuese. Por, nga LSDM dhe partitë tjera në pushtet angazhohen për ndryshimet kushtetuese, obligim i marrë me kornizën e bisedimeve.
GYLTENE SINANI
