Maqedoni
Ivanosvka: KShPK ka siguruar marrëveshjen me “Bechtel dhe Enka”
19.05.2023 15:14
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) e ka siguruar marrëveshjen me kompaninë “Bechtel dhe Enka”....

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KShPK) e ka siguruar marrëveshjen me kompaninë “Bechtel dhe Enka” për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D. Sipas kryetares së këtij komisioni, Biljana Ivanovska, koha ishte që edhe KShPK të ketë qasje deri tek ky dokument, pas raporteve të shumta, si nga ana e mediave, ashtu edhe të opozitës maqedonase rreth zgjedhjes së mbikëqyrësit dhe tashmë është formuar një ekip prej katër këshilltarësh për analizën e rastit.
“E kemi kërkuar dhe e pranuam marrëveshjen dhe jemi duke i analizuar të gjitha dokumentet. Kemi formuar një ekip prej katër anëtarëve dhe secili prej tyre është specialist në fushën e tij, dikë kemi për shpalljet publike, një nga sektori i punësimeve, një hulumtues etj. Sa i përket afateve se kur mund të dalim me një qëndrim zyrtar nuk mund t’ju them.”, - deklaroi kryetarja e KShPK-së, Biljana Ivanovska.
Ivanovska, po ashtu pohoi se ky projekt ka ngritë bujë në opinion dhe do të ishte e rëndësishme që Komisioni ta shqyrtojnë këtë marrëveshje më kujdesin më të madh, e cila është nënshkruar nga ana e Qeverisë dhe kompanisë “Behtel dhe Enka”. Sa u përket pretendimeve në media se fëmijët e kryeministrit Kovaçevski kanë udhëtuar jashtë vendit me mjete të shtetit, Ivanovska kërkoi nga kryeministri që ta bëjë publike mënyrën e udhëtimit, me qëllim që të mos sillet perceptim i tillë. Ndërsa, në brifingun e fundit me gazetarët, kryeministri Kovaçevski demantoi këtë informacion dhe pohoi se fëmijët e tij kanë udhëtuar jashtë vendit me mjetet e tyre private.
FITIM KRYEZIU
