Maqedoni

Kovaçevski takoi partnerët e koalicionit, i njoftoi për porositë nga ShBA-të

19.05.2023 15:40

Koalicioni qeveritar është stabil dhe i vendosur për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane të vendit...

Koalicioni qeveritar është stabil dhe i vendosur për të vazhduar në rrugën e integrimeve evropiane të vendit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevskit, pas takimit me partnerët e koalicionit, të cilët i ka informuar rreth porosive të ShBA-ve për vazhdimin e vendit në rrugën evropiane. Ai tha se është rënë dakord që qëllimi ynë i përbashkët është që vendi të ecë me botën demokratike dhe progresive dhe të arrijë anëtarësimin e plotë në BE deri në vitin 2030.
 
“Kur shteti veç më është anëtare e NATO-s, kur shteti udhëheq me OSBE-në, kur shteti është i pranuar nga i gjithë faktori ndërkombëtarë si vend faktor stabil i Ballkanit, shansin duhet të shfrytëzojmë dhe në një gjë jam i sigurt. Maqedonia e Veriut do të shkojë përpara, pasi që anëtarësimi i plotë në BE është ambicioz, por e arritshme për shtetin. Kurse, ky koalicion qeveritar është stabil dhe fuqishëm i bashkuar dhe do të arrijë atë qëllim.”, - deklaroi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
Kryeministri Kovaçevski, sa i përket kushtëzimeve të partive politike, siç janë heqja e 20% apo ligji për branitellat (mbrojtësit), tha se të gjitha këto do të diskutohen në grupet e punës dhe më pas do të arrihet zgjidhje e përbashkët.  
 
“Normalisht që ekspertët, përfaqësuesit e partive politike do t’i japin mendimet e tyre në kuadër të këtij Grupi punues, ai për atë edhe ekziston. Megjithatë, në fund konsideroj se do të mbizotëroj serioziteti politik,  që do të thotë se do të dorëzojmë amendamente të cilat do të jenë të pranueshme për të gjithë dhe të cilat do të mundësojnë vazhdimin në rrugën evropiane.”, - theksoi kryeministri, Dimitar Kovaçevski. 
 
I pyetur nëse do të japë dorëheqje, nëse nuk arrihet të votohen Ndryshimet Kushtetuese deri më nëntor, Kovaçevski tha se nuk mendon për një gjë të tillë, pasi që miratimi i ndryshimeve kushtetuese, sipas tij është përgjegjësi e të gjitha partive politike, e jo vetëm i qeverisë. Ai bëri thirrje edhe VMRO-DPMNE-së që të vendosë nëse do të kyçet në bllokun evropian apo do të mbetet nën pengun e të Majtës. 
 
ERSAN PAJAZITI