Maqedoni
Bekteshi: Ligjet për korridoret do të miratohen
19.05.2023 15:54
Kthim mbrapa nuk ka, ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D do të miratohet dhe projekti do të realizohet...

Kthim mbrapa nuk ka, ligjet për ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10-D do të miratohet dhe projekti do të realizohet, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Ndërsa, sa i përket asaj se Komisioni Antikorrupsion veç më e ka pranuar marrëveshjen për korridoret, ai me porosi që komisioni të mbarojnë punën e tij, njëjtë si Qeveria, e cila tani është në pritje që deputetët në Kuvend të miratojnë ndryshimet.
“Sa i përket ligjeve, kthim mbrapa nuk ka, ato do të miratohen dhe projekti do të realizohet, si korridori 8 dhe 10-D, është punë e kryer dhe kjo duhet të jetë e qartë për të gjithë. Ka institucione, si Antikorrupsioni, Prokuroria dhe të tjera, le ta bëjnë punën e tyre. Qeveria ka përfunduar punën e saj, tani ligjet janë në Kuvend, presim që deputetët t'i miratojnë sa më shpejt dhe të fillojnë punën, gjë që do të ndikojë pozitivisht në ekonomi, duke pasur parasysh se mbi 50 për qind e kontratës do të realizohet nga ekonomia e brendshme.”, - deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Bekteshi: Analizohet kthimi i tarifës së lirë për energjinë
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka konfirmuar se janë drejt përfundimit analizat për kthimin e tarifës së lirë ditore të energjisë elektrike.
“Secilin vendim të cilën e sjellë Ministria e Ekonomisë, viteve të fundit është në interes të qytetarëve dhe këto vendime të cilat do të sillen për shkurt kohë do të jenë në interes të tyre. Gjithmonë kur kemi hapësirë barrën e ulim nga ana e qytetarëve dhe do ta marrin përsipër palët e tjera të përfshira duke u nisur nga institucionet pse jo edhe kompanitë energjetike.”, - theksoi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
Në fund të majit duhet të përfundojë edhe afati për ngrirjen e çmimeve të disa produkteve, Qeveria do të bëjë analizë dhe do të dalë me vendim se a do të vazhdojë me ngrirjen e çmimeve, thotë Bekteshi. Sa i përket reagimeve të marketeve se furnizuesit nuk po i furnizojnë me produkte ai tha se secili ka të drejtë të lirë të shprehë mendimet e tyre, ndërsa institucionet janë ato që duhet të reagojnë.
GAZMEND KURTISHI
