Strategji për parandalimin e ushtarëve të huaj, në samitin kundër ekstremizmit
Samiti kundër ekstremizmit të dhunshëm që po mbahet në Uashington, pritet të merr masa të reja për të parandaluar sulmet terroriste në botë...

Përfaqësuesit e vendeve anëtare të koalicionit për antiterorizëm vlerësojnë se strategjia më e mirë është veprimi në vendet përkatëse për parandalim të luftëtarëve të huaj të cilët kryesisht rekrutohen përmnes rrjeteve sociale.
Në Samit, Maqedonia prezantoi ndryshimet në Kodin penal, me të cilin parashihen dënime me burg për ata që përfshihen në grupe ekstremiste.
“Shqetësimi për këtë kërcënim global nga terrorizmi nuk është shqetësim vetëm i një vendi. Dukurive të tilla, nuk mund t’u përgjigjemi në formën e duhur nëse vendet nuk janë të bashkuara dhe nuk hartojnë një strategji të përbashkët. Pikërisht ky është qëllimi një samiti të tillë, në nivel të lartë, ku pjesëmarrës janë aaktorë relevant që mund të kontribuojnë në forma të ndryshme” deklaroi Gordana Jankullovska, ministre e Punëve të Brendëshme.
Një ndër kërkesat e koalicionit antiterrorizëm është këmbimi i informacioneve për zbulim. Por, vetëm këmbimi i informacioneve, nuk është i mjaftueshëm, thotë Jankullovska.
“Përvec informatës në kohë, e cila është shumë me rëndësi dhe e nevojshme për tëreaguar në kohë, shumë me rëndësi është se cfarë bëjnë shtetet në territorin e vet. Përkatësisht si komunikojnë me popullatën e vet dhe si I përgjigjet shoqëria dhunës që shënon rritje, e cila në këto raste rezulton me shkuarjen e të ashtuquajturve luftëtarë të huaj në rajonet e krizës”, deklaroi Jankullovska.
Samiti pritet të miratojë masa të cilat duhet të zbatohen deri në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Vendet anëtare të koalicionit antiterrorizëm vlerësojnë se bombardimet nuk janë të mjaftueshme për të penguar propagandën e ekstremistëve nga zonat e krizës. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
