Maqedoni

Dita e Metrologjisë, 20 maji, apelohet të ndiqet trendi i zhvillimeve globale

19.05.2023 18:01

Harmonizimi i ligjeve metrologjike, në përputhje me legjislacionin e BE-së...

Harmonizimi i ligjeve metrologjike, në përputhje me legjislacionin e BE-së, si dhe sigurimi i stafit teknik profesional për punë në laboratorë, është qëllimi i Byrosë për Metrologji, duke mundësuar dhe punësime të reja, thotë drejtori i këtij institucioni, Abdul Selam Salami. 
 
“Edhe në vitet në vijim vazhdojmë me një dinamikë të shtuar të shkëmbimit të njohurive dhe përvojave të ekspertëve në rajon dhe më gjerë për të vazhduar ndjekjen e trendeve dhe teknikat më të fundit në testimin, kalibrimin dhe verifikimin e instrumenteve matëse. E gjithë kjo kontribuon në optimizmin e punës së Byrosë së Metrologjisë dhe do të mundësojë një nivel më të lartë të cilësisë së shërbimeve që ne ofrojmë.”, - deklaroi drejtori i Byrosë për Metrologji, Abdul Selam Salami.
 
Kryetarja e Këshillit të Metrologjisë apelon të ndiqet trendi i zhvillimit teknologjik për matje në nivel global.
 
“Konventa origjinale për matje ka për qëllim matjen e saktë në tërë botën, që sot është akoma më e rëndësishme në kohën e teknologjive të reja, të aparateve të ndryshme të sofistikuara.”, - theksoi kryetarja e Këshillit të Metrologjisë, Hristina Spasevska. 
 
Nga Byroja për Metrologji thonë se derivatet e naftës që shfrytëzohen në vend janë të cilësisë së lartë.
 
FITORE DEMOLLI