Maqedoni

Dameva konteston mënyrën e shkarkimit, padi për KGJ-në dhe kallëzim penal në PTHP

19.05.2023 18:11

Ish-kryetarja e Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva ka vendosur që të zhvillojë betejë juridike...

Ish-kryetarja e  Këshillit Gjyqësor, Vesna Dameva ka vendosur që të zhvillojë betejë juridike për mënyrën e shkarkimit të saj.  
 
Ajo, përmes një njoftimi me shkrim për mediat, ka bërë të ditur se ka paditur Këshillin Gjyqësor në Gjykatën Administrative ku konteston legjitimitetin e vendimit për shkarkimin e saj nga posti kryetare e Këshillit Gjyqësor. 
 
“Duke e pasur parasysh angazhimin tim për sundimin e drejtësisë, si dhe se çdo paligjshmëri duhet të rihetohet dhe vërtetohet në procedurë dhe në mënyrë konformë me ligjin, kam ngritur padi deri te Gjykata Administrative, me të cilën e kontestoj legjitimitetin e vendimit të marrë për shkarkimin tim nga funksioni kryetare e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut.”, ka shkruar Dameva.  
 
Ajo, gjithashtu ka ngritur kallëzim penal deri te Prokuroria Themelore Publike për ekzistimin e dyshimit për kryerje të veprës penale “keqpërdorim të detyrës zyrtare”.  
 
Vesna Dameva është shkarkuar dy herë nga posti kryetare e Këshillit Gjyqësor me propozim të nënkryetarit të Këshillit, Selim Ademi. Së pari me 26 prill, e më pas më 4 maj në seancë me dyer të mbyllura. Në vend të saj, më pas u zgjodh Sashko Georgiev.
 
SANIJE DURAKU