Maqedoni

Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, në tremujorin e parë të këtij viti 100 ankesa

19.05.2023 18:20

Komisioni për parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vitin e kaluar ka pranuar 248 ankesa....

Komisioni për parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi vitin e kaluar ka pranuar 248 ankesa. Pjesa më e madhe e tyre janë paraqitur për diskriminim në bazë të përkatësisë etnike, por edhe për ngacmime në rrjetet sociale ndaj popullatës LGBT.  
 
“Nga 86 ankesa të parashtruara në vitin 2021 numri i tyre në vitin 2022 është rritur në 248. Kjo është një rritje pothuajse prej 290 %. Kjo është dëshmia më e madhe se besimi në këtë institucion po rritet çdo ditë.”, - deklaroi anëtarja e Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi, Vesna Bendevska.
 
Gjatë vitit të kaluar janë konstatuar 70 raste të diskriminimit, prej të cilave 23 ishin në formë të rëndë. Në tremujorin e parë të këtij viti janë pranuar gati 100 ankesa.  
 
“QMB drejtpërdrejtë mori pjesë në përpilimin e Ligjit të parë për mbrojtje nga diskriminimi. Që nga viti 2010, kur gjithashtu kishte polarizim të theksuar në shoqëri, por edhe sektorin qytetar se si të realizohet, rikujtojmë se atëherë e quanim masakër të ligjit nga ministria.”, - theksoi drejtori i QMBN, Aleksandar Kërzhallovski.
 
Nga Komisioni theksojnë se nuk duhet të tolerohet asnjë formë e diskriminimit.
 
“Korniza ligjore në RVM për mbrojtje të të drejtave fundamentale është në masë të madhe në përputhje me ato të Bashkimit Evropian. Prapë se prapë, kur shohim aktivitetet jashtë dokumenteve dhe rekomandimeve të Komisionit, Organizatave nacionale dhe atyre ndërkombëtare për të drejtat e njeriut vërehen lëshime të shumta në sistem.”, - u shpreh delegacioni i BE-së, Shtefen Hudolin.
 
Për shkak të mosrespektimit të rekomandimeve të Komisionit, janë paraqitur 14 kërkesa për inicimin e procedurës për kundërvajtje ndaj diskriminuesve. Për 9 prej tyre, edhe gjykatat kanë filluar procedurat.
 
LEUNORA KALIQI