Maqedoni

Këshilli Gjyqësor, Georgiev: Si më parë, edhe tani e tutje, kamerat do të jenë prezentë në seanca

19.05.2023 18:40

Katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor Mediatik, gjyqtarët Ivan Xholev, Emilia Shopar dhe gazetarët,,,

Katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor Mediatik, gjyqtarët Ivan Xholev, Emilia Shopar dhe gazetarët, Mihaela Dimovska, Zoran Janevski u takuan me kryetarin e Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev.
Mbledhja u iniciua pas zhvillimeve të fundit në Këshillin Gjyqësor, kur u vendos që kameramanët të mos ishin të pranishëm në seanca.
 
Gazetarët i theksuan kryetarit të Këshillit se është thelbësore të sigurohet prania e kamerave për të transmetuar fillimisht seancat e këtij organi, i cili zgjedh, avancon dhe shkarkon gjyqtarët.
 
Kryetari i Këshillit Gjyqësor, Sashko Georgiev, siguroi se, si më parë, edhe tani e tutje, kamerat do të jenë prezentë në Këshillë dhe se do të gjejnë mënyrën që me mjetet e veta të sigurojnë  transmetimin online të seancave të Këshillit. Georgiev premtoi se do t'i publikojnë me kohë njoftimet për publikun nga seancat, por edhe se aktualisht janë duke punuar në drejtim të angazhimit të një personi për marrëdhënie me publikun. 
 
Anëtarët e Këshillit Gjyqësor Mediatik  i përcollën Georgievit përkushtimin për punësimin e personave për marrëdhënie me publikun në katër Gjykatat e Apelit, të cilët do të ndajnë informacione për gjykatat nën juridiksionin e rajonit të caktuar të apelit.
 
Këshilli Gjyqësor Mediatik është organ këshillimor me tetë gazetarë dhe shtatë gjyqtarë, i themeluar në vitin 2018, sipas modelit të Komitetit Gjyqësor Mediatik të Bostonit, Massachusetts në ShBA dhe nën përkujdesjen e  Ambasadës së ShBA-së në Republikën e Maqedonisë. 
 
SANIJE DURAKU