Takimi Xhaferri - Bayli, dikutohen mardhëniet ndëretnike dhe MO
Zëvendëskryeministri Musa Xhaferi, zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e ri të SHBA-ve në Maqedoni , Jes l. Baily...

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale politike, në theks të veçant statusi i marrëdhënieve ndëretnike në Republikën e Maqedonisë në këto situata që kalon vendi dhe roli i Marrëveshjes së Ohrit për tejkalimin e konflikteve.
Zëvendëskryeministri Xhaferri e njohu ambasadorin Baily për dinamikën e implementimit të obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit, duke theksuar se zbatimi i kësaj marrëveshje dhe integrimi në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE, mbetet prioritet i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë.
SHBA mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe në BE dhe se në realizimin e këtij synimi nevojitet edhe zbatimi i reformave të nevojshme.
“SHBA janë vend mik i Maqedonisë dhe mbështet atë drejtë anëtarësimit në NATO dhe BE , që është rrugë drejt prosperitetit, demokracisë së zhvilluar dhe shtetit ligjor”, tha ambasadori Beily në këtë takim.
Në takim u potencua bashkëpunimi i mirë në mes Qeverisë së RM-së dhe Ambasadës së SHBA-së që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
