Maqedoni
Parashikimi i motit
20.05.2023 11:46
Vendi ynë sot do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën...

Vendi ynë sot do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare në pjesën më të madhe të territorit por pritet që orët e pasdites të sjellin vranësira më të shpeshta, si fillim në jug të vendit dhe gradualisht përfshijnë të gjithë territorin, duke rrezikuar momente me pika shiu në zonat jugore dhe juglindore të vendit. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare nga drejtimi juglindor.
Gjatë natës dhe mëngjesin e së dielës priten vranësira më të dendura në të gjithë territorin.
Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 5°C deri në 27°C.
Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 26°C.
