Botë

“Paqja do të bëhet më e afërt sot”, Zelensky mbërrin në Hiroshima për samitin e G7

20.05.2023 12:19

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Hiroshima me një avion francez nga aeroporti i Jeddah në Arabinë Saudite...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Hiroshima me një avion francez nga aeroporti i Jeddah në Arabinë Saudite, ku do të marrë pjesë në samitin e Ligës Arabe.
 
Pamjet e drejtpërdrejta nga stacionet televizive japoneze treguan presidentin ukrainas duke mbërritur me avionin e qeverisë franceze në aeroportin e Hiroshimës.
 
Ai doli nga avioni, zbriti me nxitim nga shkallët, shtrëngoi duart shkurtimisht me zyrtarët pritës dhe hyri në një makinë që priste.
 
Presidenti ukrainas do të marrë pjesë personalisht në ditën e fundit të samitit të G7 në Japoni, ku do të ketë takime të rëndësishme me partnerët dhe miqtë e Ukrainës për të forcuar sigurinë dhe bashkëpunimin.
 
“Siguria dhe bashkëpunimi i zgjeruar për fitoren tonë. Paqja do të bëhet më e afërt sot”, u shpreh  Zelensky në Telegram, menjëherë pas uljes.
 
Kjo vjen pasi SHBA-ja tha se do të lejonte aleatët e saj perëndimorë të furnizonin Ukrainën me avionë luftarakë të avancuar, përfshirë F-16 të prodhimit amerikan, në një nxitje të madhe për Kievin.
 
Ukraina ka kërkuar prej kohësh avionë të avancuar dhe Zelensky e përshëndeti këtë veprim si një “vendim historik”.