Drejtori i USAID-it Jemes Stein, vizitoi komunën e Bogovinës
Në Komunën e Bogovinës sot qëndroi drejori i USAID-it Jemes Stein , për të diskutuar me kryetarin e kësaj Komune Hazbi Idrizi dhe Kryetarin e Komunës së Bërcvenicës Enver Pajaziti, për punët që tashmë janë konkretizuar në këto komuna e që kanë të bëjnë me pastrimin e shtratit të lumit në fshatrat Pirok, Kamijan, Pallcishtë, Novosellë dhe Bogovinë...

Këto punë janë kryer nga Komuna e Bogovinës, në kuadër të projektit të USAID-it për strategjitë komunale për ndryshimet klimaterike për ndalimin e dëmtimeve nga erozionet. Poashtu Komuna e Bogovinës është mbështetur financiarisht edhe për sistemin e kanaleve të ujitjes, duke i pastruar mbeturinat në këtë system kanalesh e në këtë mënyrë duke përmirësuar në masë të madhe edhe efikasiteti i këtij sistemi.
“Dua të përshëndes planet tuaja për krijimin e kompanisë së përbashkët publike për grumbullimin e mbeturinave.Ky është një hap i rëndësishëm për të siguaruar ndikim të gjatë e të qëndrueshëm në përpjekjet tuaja”, tha drejtori i USAID-it Xhim Shtajn.
Kryetarët e Komunave të Bogovinës dhe Bërvenicës , Hazbi Pajaziti dhe Enver Idrizi, kanë falenderuar USAID-in për mbështetjen që u ka dhënë këtyre komunave për realzimin e këtyre projekteve.
“Komuna e Bogovinës dhe Komuna e Bërvenicës kanë qenë dhe janë bashkëpunëtore në këtë projekt, pra ne mundohemi të ruajmë natyrën, ndryshimet klimatike, kemi nisur të përpilojmë edhe dokumente për këtë cështje jemi në fazën e fundit dhe kemi bërë edhe implementimin e saj të pjesërishëm që krahas veprimeve në letër të shkohet edhe në teren pra” – tha Hazbi Idizi Kryetari i Komunës së Bogovinës.
“Sot jemi këtu për të festuar përmbylljen e fazës së p[arë të këtij projekti për të cilën edhe komuna e Bogovinës është lider pasi është një nga tetë komunat në pilot porjekt dhe janë në përfundim të realizimit dhe implementimit të një dokumenti për mbrojtjen e ambientit jetësor nga ngrohja globale. Komuna e Bërvenicës, ka bashkëpunim me Komunën e Bogovinës pasi që kemi shumë pika të përbashkëta kur janë në pyetje lumenjtë dhe mbrojtja e ambientit” , deklaroi Enver Pajaziti Kryetari i Komunës së Bërvenicës.
Populli amerikan, përmes USAID-it ka investuar mbi 500 milionë dollarë në Maqedoni. Këto investime kanë ndodhur nga viti 1993.USAID punon në Maqedoni për të krijuar punë, gjithnjë me idenë e forcimit të institucioneve dhe praktikave demokratike, në përgatitjen e arsimit të integruar dhe në përgatitjen e studentëve si forcë e punës në këtë vend. (Miftar Emini, TVM2)
