Botë

Protestuesit në Beograd bllokojnë autostradën

20.05.2023 14:32

Disa protestues në protestën e tretë “Serbia kundër dhunës” e kanë kaluar natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në Beograd....

Disa protestues në protestën e tretë “Serbia kundër dhunës” e kanë kaluar natën duke bllokuar një pjesë të autostradës ndërkombëtare në Beograd.
 
Në bllokimin e rrugës, ku sipas vlerësimeve kanë mbetur rreth një mijë persona, në orët e vona të mbrëmjes, ka qenë të pranishëm edhe një pjesë e përfaqësuesve të opozitës. Me ftesë të opozitës, më 19 maj, dhjetëra mijëra qytetarë dolën në rrugët e Beogradit me sloganin “Serbia kundër dhunës”.
 
Shkak i protestës “Serbia kundër dhunës” është pakënaqësia me reagimin e autoriteteve pas dy vrasjeve masive në fillim të majit, ku mbetën të vrarë 18 persona. Gjatë protestës u bllokuan Gazela, që është ura më e ngarkuar në autostradë në Beograd, si dhe Ura e Brankos, që lidh Beogradin e Ri me qendrën e qytetit. Protestuesit u shpërndanë në mëngjes.