Maqedoni

Kryeisa qëndrore e BDI-së: Mexhiti, Imeri, Bexheti, Bejta, Ganiu u vetë larguan

20.05.2023 14:56

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmjen e së premtes ka diskutuar dhe analizuar zhvillimet në vend dhe parti...

Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim mbrëmjen e së premtes ka diskutuar dhe analizuar zhvillimet në vend dhe parti.
 
Siç njoftojnë nga kjo parti, pas një shqyrtimi dhe diskutimi gjithëpërfshirës, anëtarët e Kryesisë Qendrore kanë arritur në konkluzione unanime lidhur me tri çështje: E para është Rruga e përshpejtuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian: “Kryesia Qendrore, duke konstatuar në bazë të analizave dhe informacioneve kredibile se në rajonin tonë po krijohet një dinamikë e re si mundësi unike për një rrugë të përshpejtuar për integrim të vendit në Bashkimin Evropian, nënvizon domosdoshmërinë e përmbushjes së detyrimeve tona si shtet përmes ndryshimeve kushtetuese të cilat do të mundësojnë që të kapim këtë moment historik dhe të sigurojmë të ardhme evropiane për vendin tonë.
 
E dyta është shprehja e keqardhje për vetëlargimin e pesë anëtarëve të kryesisë Qëndroe Izet Mexhiti, Saranda Imeri, Blerim Bexheti, Nevzat Bejta dhe Visar Ganiu: “Kryesia Qendrore konstaton dhe shpreh keqardhje të thellë për vendimin e pesë anëtarëve të kryesisë për vetëlargim nga Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim, vendim që ata e morrën në mbledhjen e KQ në 1 Prill 2023.”
 
Dhe konkluzioni i tretë është zyrtarizimi i procesit zgjedhor në degët e BDI-së, që do të mbahet në 2 Korrik 2023.
 
“Fillimin e zgejdhjeve në BDI, zgjedhjet lokale për degët, mobilizimin e koordinatorëve dhe shefave të shtabeve zgjedhore.”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. 
 
Këto zgjedhje brenda degëve të BDI-së do të mbahen sipas parimit “një anëtar” një votë, ndërsa do të shërbejnë si platformë për vendimmarrje kolektive dhe do të forcojnë më tej vlerat demokratike që e karakterizojnë partinë thonë integrisët. Sipas kësaj partie Bashkimi Demokratik për Integrim vazhdon të punojë për progres, unitet dhe përkushtim të palëkundur ndaj parimeve që na kanë udhëhequr gjatë gjithë rrugëtimit të deritashëm.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI