Maqedoni

Kumanovë: NP “Tregu i Gjelbërt” shënon progres

20.05.2023 15:14

NP “Tregu i Gjelbërt” Kumanovë e themeluar qysh prej vitit 1957, veprimtarinë e zhvillon në tregun e gjelbërt dhe atë rajonal...

NP “Tregu i Gjelbërt” Kumanovë e themeluar qysh prej vitit 1957, veprimtarinë e zhvillon në tregun e gjelbërt dhe atë rajonal. Herë pas here kjo ndërmarrje është gjendur  në gjendje të rëndë finaciare. Mirëpo kjo ndërmarrje si duket ka filluar të stabilizohet. Në raportin e fundit financiar siç na njoftoi drejtori i kësaj ndërmarrje, Gëzim Kadriu, për herë të parë pas 10 viteve shënon progres.
 
“Kemi trashëguar fillimisht një gjendje të rëndë financiare, pastaj u desht në mënyrë aktiva ta ndryshojmë gjendjen e trashëguar dhe në fakt arritëm ta stabilizojmë ndërmarrjen. Kam nderin dhe kënaqësinë para gjithë opinionit që për herë të parë N.P. “Tregu i Gjelbërt”, 10 vite duke punuar me humbje, momentalisht punon me fitim, vetëm në tre mujorin e pare të vitit 2023 shënon fitim në vlerë prej 830 mijë denarë”, tha mes tjerashdrejtori i NP “Tregu i Gjelbërt” Kumanovë, Gëzim Kadriu.
 
Me stabilizimin financiar të ndërmarrjes, sigurisht se edhe të punësuarit tani me kohë po marrin pagat dhe benifitet e tyre.
 
“Nga momenti kur menaxhojmë me ndërmarrjen, punëtorëve asnjëher nuk u ka munguar paga pos asaj kemi dhënë edhe pagën e 13, dhe tani lirisht mund të them se NP ”Tregu i Gjelbërt”, është e vetmja ndërmarrje komunale e cila me datë 1 i lëshon pagat punëtorëve”, tha mes tjerash, Kadriu.
 
Kadriu gjithashtu na njoftoi se po bëhen investime infrastrukturore në lokalet dhe në tërë tregun e gjelbërt me qëllim tërheqjen e tregtarëve e afaristëve.
 
“Sigurisht se gjatë kësaj periudhe kemi punuar dhe rikonstuuar trtegun e sidomos dy lokale kryesore të cilat kanë qenë në gjendje të rëndë e të shkatërruara diku 70% apo 80%, kurse sot ato lokale janë funksionale kemi qeraxhinjë të cilët janë të kënaqur por edhe ne si qeramarrës poashtu”, tha mes tjerash, Kadriu.
 
Ndryshe NP “Tregu i Gjelbërt” disponon me 750 tezga, nga të cilat ,momentalisht të marrurra me qera janë mbi 450 prej tyre, drejtori Gëzim Kadriu, paralajmëroi se në të ardhmen do të bëhen një sërë investimesh.
 
FATLUM AQIFI