Maqedoni
Tetovë, këshill parandalues i delikuencës te të miturit
20.05.2023 15:34
Në komunë e Tetovës, është zgjedhur Këshilli Lokal për Parandalimin e Delikuencës te të miturit...

Në komunë e Tetovës, është zgjedhur Këshilli Lokal për Parandalimin e Delikuencës te të miturit, ku kryetare u zgjodh profesoresha universitare Blerta Ahmedi. Kryesuesi i këshillit komunal Besar Durmishi, tha se në këtë këshill ka të përfaqësuar nga të gjithë institucionet relevante dhe këshillat e prindërve nëpër shkolla, si dhe, u miratua rregullorja e punës.
“Në këtë këshill ka përfaqësues nga institucione të ndryshme, nga Sektori për Punë të Brendshme, nga Qendra për Punë Sociale, nga Këshilli i prindërve të shkollave fillore, të shkollave të mesme, nga Sindikata e Nxënësve të shkollave të mesme, nga Oda e Avokatëve, nga Prokuroria, nga Këshilli i Komunës së Tetovës, ku më në fund u formalizua.”, tha Besar Durmishi, kryetar i Këshillit Komunal - Tetovë.
Blerta Ahemdi pas zgjedhjes në krye të këshillit për Parandalim të Delekuencës te të miturit, tha se kohën e fundit ka rritje të kriminalitetit të të rinjve, qoftë të fëmijëve në konflikt me ligjin por edhe të fëmijëve si viktima. Ahemdin pohoi se se ky këshill do jetë me karakter parandalues.
“Parashihet për të gjitha komunat që të kenë të formuar këshillin lokal për parandalimin e Delukencës te të miturit. Vetë përbërja e këtij këshilli tregon se ky këshill nuk do jetë vetëm formal por funksional. Ky fenomen është shume aktual dhe fatkeqësisht në komunë dhe qytetin tonë kohët e fundit kemi një rritje të numrit të kriminalitetit tek të rrinjët, qoft me konflikt me ligjin por edhe të fëmijve si viktima. Ky këshill ka fryme dhe karakter parandalues.”, tha Blerta Ahmedi, kryetare e këshillit Lokla për Parandalim e Delikunecës te të miturit.
Në vitin që lamë pasë në rajonin e Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë janë evidentuar 70 vepra penale në të cilat në mënyrë drejtperdrjet apo të tërthortë janë përfshirë 89 të mitur. Ndërsa edhe pse Ligji për drejtësin e fëmijve komunat i detyrohen të themelojnë këshilla komunal për parandalimin e delikuencës së fëmijëve, por një gjë e till nuk ndodhe, sipa burimeve tona as gjysma e komunave në vend nuk kanë këshill për delikuencën e fëmijve.
VISAR SADIKI
