Maqedoni
Ura Bellasica në Shkup ende e mbyllur për komunikacion
20.05.2023 15:44
Ura Bellasica afër stacionit hekurodhorë në Shkup ende është i mbyllur dhe e siguron policia....

Ura Bellasica afër stacionit hekurodhorë në Shkup ende është i mbyllur dhe e siguron policia. Në 20 ditët e ardhëshme eksporti Mihaill Garevski do ta kryej analizën detale për gjendjen e urës, por vlerëson se ura nuk është shum e dëmtuar. Urat e betonit janë më të qëndrueshme ndaj zjarreve se ato nga çeliku thot eksperti. Mvarësisht nga vlerësimi mund të lëshohet për qarkullim një korsi.
“Edhe po të kishte nevojë për përforcim shtesë do të gjindet ndonjë zgjidhje elegante e cila do të mundësojë sanim të shpejtë dhe lëshim të shpejtë të urës në përdorim por duhet të shihet proekti. Ndoshta do të lëshojmë në përdorim nga një korsi me qëllim që të mund të funksionojë komunikacioni. Është paraparë edhe ngarkesë proviese për të parë deformimet elastike e më pas do të mund të shohim sepse ndoshta nuk do të nevoitet sanim i sistemit kryesorë konstruktiv.”, tha eksporti Mihaill Garevski.
Për shkak të reagimit të shpejtë të zjarrfikësve nuk është bërë dëm i madh i urës thot kryetarja e Shkupit Danella Arsovska.
“Me ndihmën e ekspertëve të dalluar dhe njerësve ekspert të fushës qyteti i Shkupit po i ndërmerr të gjitha kontrollet e nevojshme me qëllim që të jemi të sigurt se askush nuk do të jetë në rrezik. Prandaj po realizohet kjo analizë detale.”, tha kryetarja e Shkupit Danella Arsovska.
Arsovska njëherit bëri të ditur se tanimë janë nënshkruar marrveshjet me transportuesit privat dhe autobusët privat javën e ardhëshme pritet të nisin punën.
REJHANE BUSHI METAJ
