Maqedoni
Nuhiu: MASH masa për parandalimin e dhunës e bullizmit
20.05.2023 15:55
Parandalimi dhe detektimi në kohë e cilësdo forme të dhunës dhe bullizmit ndërmjet moshatareve është i mundur...

Parandalimi dhe detektimi në kohë e cilësdo forme të dhunës dhe bullizmit ndërmjet moshatareve është i mundur vetëm nëpërmjet përforcimit të trekëndëshit prind - nxënës -mësimdhënës dhe duke venë në fuksion të plotë në parandalimin e kësaj dukurie, tërë stafin mësimor.
Kështu tha zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu në “Intervistën e Javës” në TVM 2”, duke shtuar se herë pas here paraqiten raste të tilla nëpër shkolla, por ato nuk janë me përmasa aq të mëdha. Nga përvoja e deritanishme, procesi ynë edukativo - arsimor çalon kur pedagogët, sociologët, mësimdhënësit dhe prindërit nuk marrin masa adekuate dhe nuk i qasen kësaj problematike me seriozitet, tha Nuhiu.
“Për këto sjellje të këqija që mund të paraqiten në mesin e nxënësve këtu shërbimet pedagogjike nëpër shkolla nuk kanë qenë aktive. Psikologu do të duhet menjëherë të detektojë një sjellje e keqe e një nxënës, që të mos vijë deri në sjellje me keqbërje. Psikologu nuk duhet të ndjek personalitetin e fëmijës vetëm nëpër shkolla, por ai duhet të mbledh informacione edhe për sjelljen e fëmijës jashta shkollës, madje duhet të njeh profilin e tij familjar dhe shoqeror dhe të mund të zhvillojë dhe zbatojë metoda psikologjike. Unë nuk kam hasur deri më tani, e themë me keqardhje, që një psikolog të kishte zbatuar programet psikologjike për ti flakur këto veprime devijante. Ka pedagog që nuk i kanë zbatuar masat pedagogjike.”, tha zv/ministri i Arsimit dhe Shkencës Agim Nuhiu.
MASH paralajmëron se do ti “shtrengojë” drejtuesitë e shkollave dhe gjithë stafin arsimor për të punuar me seriozitet me nxënësitë dhe prindërit për të parandaluar cila do formë të dhunës në mesin e bashkë moshatarëve. Askujt nuk do ti falet asnjë gabim apo neglizhencë, paralajmëron Nuhiu për TVM2.
“Tani ne kemi dalur me masa momentale hë për hë sepse u kriua situata e tillë pas asaj që ndodhi në Serbi që të mund njëherë të rikthejmë vëmendjen, ti mobilizojmë këto shëbrime pedagogjike, drejtorët e shkollave ti mobilizojnë këshillin e shkollës, këshillin e prindërve të cilat nuk po merren me çështjet e edukimit dhe procesit edukativo-arsimor. Ka këshilla të prindërve që merren se kush do të bëhetë drejtor, kush do të udhëheq me shkollën, kush do të bëhet kryetar i komunës, se si do të kontribuojë për një subjekt i caktuar politik për një grup interesi dhe ngjashëm. Nuk po merren me atë që është thelbësore.”, tha Nuhiu.
Në postën elektronike të MASH e hapur për paraqitjen e bullizmit dhe dhunës mes moshatartëve deri tani janë paraqitur rreth 30 raste, të cilat më së shumti kanë të bëjnë me transferimin e nxënësve nga shkollat ku ata aktualisht mësojnë, tha Nuhiu. Me rekomandimet e fundit të Qeverisë poashtu do të kufizohet më rreptësisht edhe përdorimi i celularëve të mençura dhe internetit në orët mësimore dhe do të organizohen trajnime të shumta me mësimdhënësit për këtë çështjeje.
REXHEP QAMILI
