Rama akuzon Europën, ju mungon lidershipi

19.02.2015 17:59

Kryeministri shqiptar Edi Rama në një interviste për gazetën italiane “Corriere della Sera”, ka hedhur akuza të forta ndaj Europës, duke deklaruar se asaj i mungon lidershipi dhe strategjia...

Kjo ëshët arsyeja sipas tij, që Europa shpesh paraqitet e dobët para terrorizmit,  e konkretisht para ISIS.  Përgjigja, thotë kryeministrit Shqiptar Edi Rama duhet të jetë një Europë e bashkuar.

“Sot kemi të bëjmë me një Europë të frikës, një projekt të papërmbushur, pa lidership e pa kurajë. Një projekt që ka ngecur përpara vështirësive të mëdha. Na kanë sjellë drejt një Europe taktike e lidhur me takimet elektorale peng të interesave të veçanta. Me Rusinë u pa mungesa e vërtetë e një Europe të madhe strategjike.  Duhet të vazhdojmë përpjekjet që kemi bërë deri më tani pasi ata kërcënojnë civilizimin tonë“, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë shqiptare është pyetur edhe për marrëdhëniet Shqipëri-Serbi, pas eklaratës që lëshoi në mes të Beogradit gjatë konferencës nme Vuçiq:

“Janë shumë të mira. Veç kësaj nëse vendet e Ballkanit nuk e kuptojnë se është më mirë të jenë të bashkuar se sa të përçarë, nuk do të mund të ecim kurrë përpara dhe do të jemi gjithmonë të dobët me Brukselin.”

Shefi iqeverisë shqiptare, dha mbrëmjë një interviste edhe në kanalin televiziv “La 7”  Menjëherë pas bisedës në studio kanë qenë të shumta komentet vlerësuese të vetë italianëve në rrjetet sociale Tëitter dhe Facebook. Shumë prej tyre i kanë cilësuar përgjigjet e Ramës si mjaft të civilizuara, ndërsa kanë shprehur dëshirën për të vizituar Shqipërinë. (Luljeta Ndoka, TVM2)