Maqedoni

MPJ e Turqisë: Nis votimi në diasporë për presidentin e ri

20.05.2023 16:22

Sot dhe nesër shtetasit turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi...

Sot dhe nesër shtetasit turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Turqi.
 
Ministria e Jashtme Turke njoftoi se në kuadër të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale që do të mbahen më 28 maj, kutitë e votimit do të vendosen në 167 pika nga 151 përfaqësues të Turqisë në 73 shtete. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë njofton se shtetasit turq në Maqedoninë e Veriut do të mund të votojnë në Ambasadën e Turqisë në Shkup më 20 dhe 21 maj nga ora 08:00 deri në 22:00 me orën legale të Maqedonisë së Veriut.