Botë
Podgoricë, Milatoviq u betua si president i ri i Malit të Zi
20.05.2023 17:04
Prej sot Mali I zi ka zyrtarisht president të ri, pasi Jakov Milatoviq ka dhënë betimin si president....

Prej sot Mali I zi ka zyrtarisht president të ri, pasi Jakov Milatoviq ka dhënë betimin si president.
Në seancë, ai u betua se “do t’i kryej detyrat e presidenti me përgjegjësi, nder, drejtësi dhe paanshmëri, sipas Kushtetutës dhe ligjit”.“Unë do të jem president i vërtetë i të gjithë qytetarëve, pavarësisht përkatësisë së tyre kombëtare dhe fetare”, tha Milatoviq.
Ceremonia e inaugurimit u mbajt në prani edhe të krerëve të shteteve fqinje, një numër i madh ambasadorë jorezidentë dhe i dërguari special i SHBA-së, Gabriel Escobar. Jakov Milatoviç në detyrën e presidentit vjen pasi në zgjedhjet e fundit e mposhti presidentin e deritanishëm Millo Gjukanoviç.
