Botë
Ukrainë, sulme ajrore ruse në disa qytete
20.05.2023 17:29
Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë natës së kaluar ishin cak i sulmeve ajrore ruse....

Disa qytete në Ukrainë, përfshirë kryeqytetin Kiev, gjatë natës së kaluar ishin cak i sulmeve ajrore ruse.
Ndërsa presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky arriti në Japoni, në samitin e G7 të ekonomive udhëheqëse të botës. Autoritetet ushtarake ukrainase thanë se gjatë natës, 18 dronë u rrëzuan mbi kryeqytet.
“Të gjitha objektivat e zbuluara ajrore u shkatërruan nga mbrojtja jonë kundërajrore”, tha Sergey Popko, kreu i administratës ushtarake të Kievit, në një shkrim në Telegram.
Zjarri ka rënë edhe në një ndërtesë banimi si pasojë e një sulmi me dronë, por nuk ka pasur viktima.
