Ohër, arrestime në shtëpinë e shëndetit “Ohër”

19.02.2015 18:14

Paraburgim për drejtorin e shtëpisë së shëndetit në qytetin e Ohrit dhe dy bashkpuntorët ka caktuar prokuroria e këtij qyteti...

Ata akuzohen akuzohen për keqpërdorim finansiar prej 7.5 milion denarë. Dy të punsuarit janë arrestuar nga organet e rendit ndërsa drejtori ndodhet në arrati pas të cilit është shpallur fletarrest.

Kundër tyre akuzë ka ngritur policia financiare për veprën penal “Keqpërdorim të “pozitës zyrtare”, “nxitje”, “ndihmë” falsifikim dhe zhdukje të librave të punës.

Policia finansiare të akuzuarit i ngarkon se veprën e kanë bërë gjatë periudhës 2010-2014. Të dyshuarit gjatë kësaj periudhe kanë ngritur mjete të gatshme të paguara në emër të participimit nga ana e pacientëve.

Me këtë kanë dëmtuar buxhetin e shtëpisë së shëndetit në Ohër për 7. 565.302 denarë. 

Pasi prokurori ka vërtetuar dyshime të bazuara, pas akuzave të policisë së financave, policia ka filluar procedurë hetimore ndaj të punësuarve në shtëpinë e shëndetit.