Maqedoni
Gjakata e Strasburgut: Elena Docevskës iu shkelën të drejtat
20.05.2023 17:59
Maqedonia e Veriut ka shkelur të drejtat e Elena Docevska-Bozhinovskës me rastin e caktimit të paraburgimit për rastin e 27 prillit...

Maqedonia e Veriut ka shkelur të drejtat e Elena Docevska-Bozhinovskës me rastin e caktimit të paraburgimit për rastin e 27 prillit. Kështu ka konstatuar Gjykata për të drejtat e njeriut në Strasburg sipas të cilës sistemi vendor i drejtësisë nuk ka vepruar me kohë në ankesat me të cilat ajo ka kërkuar anulimin e paraburgimit. Sipas aktgjykimit, shteti do t'i paguajë asaj 1600 euro dëmshpërblim.
“Vendimi gjyqësor thot se Republika e Maqedonisë e ka shkelur nenin 5 alinea 4 e konventes evropiane për të drejtat e njeriut në më shum baza, gjatë vendimit të kundërligjshëm për paraburgim, vazhdimin, shkelje gjatë tër procedurës për çka të gjith ishim dëshmitarë. Kaluan 5 vite dhe sipas procedurave të Gjykatës evropiane për të drejtat e njeriut mu ofrua nëpërmjet avokatëve të bëj marrveshje me qeverinë, e refuzova sepse dëshirojmë drejtësi, vendim gjyqësor e jo para.”, tha Elena Docevska-Bozhinovska.
Docevska Bozhinovska, si punonjëse e Kuvendit, u akuzua në mesin e 33 përgjegjësve për kërcënim terroriste, dhe më vonë u amnistua. Ajo kërkoi drejtësi në Strasburg pasi arresti shtëpiak i ishte zëvendësuar me burg efektiv, por ajo mori një vendim të tillë gjyqësor me vonesë, prandaj iu mohua e drejta për t'u ankuar. Një veprim i tillë i sistemit të drejtësisë vendore, sipas gjykatës në Strasburgut, është shkelje e të drejtave të personit të paraburgosur, ndërsa në vendimin e tij thuhet se është konstatuar shkelje për shkak të mosdorëzimit në kohë të ankesës në prokurori kundër urdhrit të arrestit shtëpiak dhe mungesa e një kontrolli të shpejtë.
VMRO-DPMNE, vendimin e Strasburgut e ka vlerësuar si fitore të drejtësisë dhe disfatë e qeverisë.
REJHANE BUSHI METAJ
