Maqedoni

Shkup, shënohet dita e zjarrfikësve

20.05.2023 18:47

Në Shkup u shënua dita e zjarrfikësve, me çrast u theksua se nga fillimi i viti, zjarrfikësit kishin 390 intervenime...

Në Shkup u shënua dita e zjarrfikësve, me çrast u theksua se nga fillimi i viti, zjarrfikësit kishin 390 intervenime me shuarje të zjarreve, kryesisht në zona urbane, dhe 50 intervenime teknike në aksidente në komunikacion. 
 
Numri i të punësuarve në brigadë, për momentin është vetëm 190, ndërsa sipas numrit të qytetarëve në Shkup, numri duhet të jetë 400, tha komandanti i Brigadës së zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit, Zvonko Tomevski gjatë shënimit të sotëm të Ditës së zjarrfikësve.
 
“Numri në përqindje për momentin është 48% nga numri i nevojshëm sipas rregullave ligjore. Në 1150 banorë duhet të kemi nga një zjarrfikës dhe sipas të dhënave të reja nga regjistrimi, duhet të kemi diku rreth 400 zjarrfikës, ne kemi gjysmë nga numri i duhur, por edhe me këtë numër arrijmë që të ballafaqohemi me sfidat.”, deklaroi Zvonko Tomevski, Komandant i Brigadës së Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.