Botë

Rrëzohet helikopteri i emergjencave në Itali, 4 të plagosur

20.05.2023 19:34

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të një helikopteri në Emilia Romagna...

Katër persona kanë mbetur të plagosur pas rrëzimit të një helikopteri në Emilia Romagna. Rajoni i Ravenës në Itali është goditur nga moti i keq dhe përmbytjet ditët e fundit.
 
Helikopteri po përpiqej të rivendoste problemet me energjinë në zonë, pasi erërat e forta dhe shiu detyruan një ulje emergjente . Gjatë uljes, ai u rrëzua.
 
Të plagosurit janë transportuar me helikopter në spital. Sipas mediave italiane, helikopteri është i një kompanie private.