Shpërthimi para gjykatave, MPB nuk ka informacione për motivet

19.02.2015 18:26

Policia ende nuk ka dalur me informacione rreth sulmuesve apo motiveve të shpërthimit të mbrëmshëm para ndërtesës së Gjykatave në Shkup..

Në njoftimin e policisë thuhet se rreth orës 19:30 është denoncuar një shpërthim në bulevardin “Goce Dellçev”.

“Pjesëtarë të policisë kanë dalë në vend ngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për mjet shpërthyes nga i cili nuk është shkaktuar dëm material si dhe nuk ka të dëmtuar. Janë kryer hetime në vendin e ngjarjes dhe mjeti shpërthyes është marrë për ekspertizë të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e policisë, e cila vazhdon të punojë në ndiçimin e rastit.