Biden takon Zelenskyn në Japoni, SHBA i premton ndihmë të re ushtarake Ukrainës
Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden....

Presidenti Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, në margjina të samitit të G7-tës në Hiroshimë të Japonisë ka takuar presidentin ukrainas Volodymir Zelenski. Me këtë rast ai njoftoi një pako të re ndihme ushtarake për Ukrainën në luftën kundër pushtimit rus, e cila përfshin municion, artileri dhe automjete të blinduara. Biden tha se SHBA-ja po bënë gjithçka që mundet për të forcuar mbrojtjen e Ukrainës, në luftën e nisur nga Rusia.
“SHBA-të vazhdojnë të bëjnë gjithçka që munden që ta përforcojnë aftësinë e Ukrainës që të mbrohet, përfshi përpjekjet e përbashkëta me partnerët tanë për trajnim të pilotëve ukrainas për aeroplanët luftarak të gjeneratës së katërt. Perëndimi ka vendosur qindra sanksione dhe kontrolle importuese ndaj mjeteve të Rusisë, që të sigurohet se do ta vazhdojmë presionin ndaj Putinit, të kërkoj përgjegjësi për përkrahësit e tij për këtë, apo ti sanksionojë” – tha Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.
Ndërsa presidenti Zelensky është përqëndruar te tmerri që po përjeton Ukraina.
“Duhet ta kuptoni se nga Bahmudi nuk ka asgjë, kanë shkatrruar gjithçka, nuk ka ndërtesa është bërë dëm i madh, kjo është tragjedi. Bahmud është vetëm në Zemrat tona. Nuk ka asgjë nga ky vend vetëm shkatrrim dhe rust ë vrarë. Por ata erdhën te ne, ashtuqë mbrojtësit tanë në Bahmud kanë bërë punë të madhe dhe gjithsesi e vlerësojmë atë” – u shpreh Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Zelensky tha se në Samitin e G-7-tës “ia prezantoi botës formulën ukrainase të paqes me dhjetë pika”. Por për sa kohë që pushtuesit janë në vendin tonë, askush nuk do të ulet në tryezën e bisedimeve me Rusinë, thekson Zelensky.
Ndërsa liderët e ekonomive kryesore të botës – SHBA, Japonia, Gjermania, Britania e Madhe, Francës, Italisë dhe Kanadasë, i bënë me dije Rusisë gatishmërinë për të qëndruar pranë Ukrainës në terma afatgjatë. (Vlora Latifi – Topojani, TVM2)
