Greqi, po votohet për zgjedhjet parlamentare
Në Greqinë fqinje po mbahen zgjedhjet parlamentare....

Në Greqinë fqinje po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat votuesit zgjedhin 300 deputetë për një mandat katërvjeçar.
Autoritet u bëjnë thirrje votuesve të marrin pjese në zgjedhje edhe pse votimi është i obligueshëm dhe të votojnë për njërin prej 40 partive ose formacioneve politike të regjistruara në zgjedhje.
Favorit për fitore janë konservatorët e Mitsotakis, të ndjekur prej radikalëve të majtë “Syriza” të Alexis Tsipras, ndërsa rol të rëndësishëm në formimin e qeverisë së re pritet të ketë edhe PASOK.
Në këto zgejdhje po marrin pjesë edhe shtatë kandidat me origjinë shqiptare, të cilët kryesisht aderojnë në partitë e së majtës greke. Për shkak të mungesës së mjeteve financiare partia e maqedonasve në Greqi Vinozhito nuk po merr pjesë në zgjehdje. Të drejtë vote kanë 9.8 milionë shtetas të Greqisë, të cilët do të zgjedhin 300 deputetët e parlamentit njëdhomësh.
